Sanksionet ndëkombëtare kundër Iranit frenuan përpunimin e armës bërthamore të Teheranit, deklaroi Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, duke marrë fjalën përpara studentëve në Abu-Dabi. “Sanksionet ndikuan. Iranianëve u lindën probleme, dhe pikërisht nga kjo i detyroi ata të ngadalësonin punën”, u shpreh Clinton, fjalimin e së cilës e citon web-site i gazetës “The New York times”. Gazeta vë në dukje, se ky është rasti i parë, që sanksionet pengojnë me të vërtetë Teheranin për të realizuar programin e vet bërthamor. SHBA-s dhe një sërë vendesh perëndimore dyshojnë tek Irani për krijimin e bombës bërthamore.