Në Rusi në bregun e Oqeanit Paqësor filloi punën sistemi i ri i paralajmërimit për afrimin e cunamit. Përgjatë bregut në një thellësi 5 metërshe janë instaluar transmetues specialë. Ata mund të përcaktojnë më saktë se të parët dhe të regjistrojnë vetëm ato dallgë, të cilat duke arritur bregun mund të shkatërrojnë ndërtesat që ndodhen aty në afërsi. Me ndihmë të transmetuesve të rinj ka mundësi që deri në 1 minutë të llogaritet shpejtësia e dallgës dhe ndryshimet e saj. Sistemi i paralajmërimit në regjim automat transmeton informacionin në Qendrat e cunamit në Vladivostok dhe në Shërbimin Unik dispeçer në Rusi.