Kazakistani ratifikoi konventën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) kundër terrorizmit. Ajo u nënshkrua më 16 qershor të vitit 2009 në Ekaterinburg dhe destinohet për forcimin e bashkëpunimit të vendeve të OBSH-së në sferën e kundërqëndrimit ndaj terrorizmit, sfidave dhe rreziqeve të reja të tij, si dhe për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Rusia e miratoi e para këtë dokument. Pjesëmarrësit e tjerë të OBSH-së Kirgistani, Taxhikistani,Uzbekistani dhe Kina po e shqyrtojnë këtë dokument.