Në Poloni kujtojnë viktimat e katastrofës ajrore që ndodhi nën Smolensk më 10 prill të vitit të kaluar. Viktima të kësaj tragjedie u bënë 96 veta, ndër të tjera dhe Presidenti i Republikës Lech Kaczynski. Kujtimin e tyre e nderuan me vendosjen e kurorave me lule pranë Pallati presidencial në Varshavë dhe me një shërbesë fetare në tempullin katolik polak. Ndezën qirinj në varrezën ushtarake, ku është ngritur një përmendore për viktimat e kësaj tragjedie. Avioni i delegacionit polak, i cili ishte nisur për aktivitete memoriale në Katin, u rrëzua në territorin e Rusisë. Një nga shkaqet e kësaj ngjarjeje është gabimi i pilotëve polakë.