Anija akullthyese “Krasin” filloi punën e nxjerrjes nga akujt të anijes frigorifer “Bereg Nadezhdi” dhe anijes akullthyese “Admiral Makarov”. Në planin e radhës për nxjerrjen nga akulli është anija “Sodruzhestvo”. Më 31 dhjetor kërkuan ndihmë anija “Sodruzhestvo”, anija frigorifer “Bereg Nadezhdi” dhe anija “Kepi i Elizabetës”. “Admiral Makarov” nxorri nga akujt anijen “Kepi i Elizabetës” dhe “Profesori Kizevetter” dhe anijen frigorifer “Bereg Nadezhdi”, por ra vet në bllokadën e akullt. Operacionin shpëtues po e vështirësojnë kushtet meteorologjike, stuhia e fortë, temperatura e ulët dhe akujt me trashësi deri në dy metra.