Presidenti i Federatës së Hokeit të Rusisë Vlladisllav Tretiak uroi skuadrën përfaqësuese të të rinjve me rastin e fitores së shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Hokeit që u zhvillua në qyteti amerikan Buffalo. Kjo skuadër pas vitit 2003 i riktheu Rusisë titullin e kampiones botërore, vuri në dukje Tretiak. Ai shprehu shpresën se në Olimpidën e vitit 2014 në Soçi lojtarët e këtij ekipi do të mund të demonstrojnë cilësitë e veta më të mira, forcën e shpirtit dhe vullnetin për fitore. Më kënaq veçanërisht fakti se kjo fitore hapi vitin 2011, në të cilin do të kremtohet 65-vjetori i hokeit vendas, theksoi Vlladisllav Tretiak, i cili vetë në të kaluarën ka qenë një portier i njohur hokei.