Gjykata e Minskut refuzoi lirimin e ish kandidatit për president të Bjellorusisë Vladimir Nekliajev, të arrestuar gjatë kohës së trazirave të 19 dhjetorit në kryeqytetin bjellorus. Të enjten gjykata hodhi poshtë ankesën e avokatëve të tij. Nekliajev dhe disa ish kandidatë të tjerë për president të Bjellorusisë akuzohen për organizim trazirash masive më 19 dhjetor në Minsk pas përfundimit të votimit në zgjedhjet presidenciale. Atëhere u ndaluan 600 veta, ndër të cilët dhe 11 shtetas rusë. Nën arrest vazhdojnë të mbahet edhe ish kandidati për president të Bjellorusisë Andrei Sannikov. Edhe dy kandidatë të tjerë për president, përkatësisht Vitali Rrimashevskij dhe Grigori Kostujev, u liruan me dorëzani.