Franca, e cila kryeson aktualisht në “njëzetëshe”, do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet me qëllim që bashkimi i vendeve të përqendrohet në “problemet më të rëndësishme që presin që prej kohësh zgjidhjen e vet”, deklaroi Kryeministri i këtij vendi Fraçois Fillon në Paris, në ceremoninë e hapjes së kolokiumit ndërkombëtar “Bota e re, kapitalizëm i ri”. Sipas fjalëve të tij, qëllime prioritare të Francës gjatë kohës së presidencës së saj në “grupin e njëzetëshes” janë realizimi i reformës në sistemin monetar ndërkombëtar dhe moslejimi i luhatjeve të mëdha të çmimeve të lëndëve të para.