Nëpër fundin e Detit Balltik u shtrua tashmë 70% e tubacionit të degës së parë të gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”), njoftoi të enjten në qytetin verior gjerman Lubmin Drejtuesi i projektit të konsorciumit “Nord Stream” Georg Novak. Gazsjellësi “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) do të bashkojë qytetin rus Biborg me Lubmin-in gjerman. Shtrimi i tubave të parë nëpër fundin e Detit Balltik nga ana e Gjermanisë filloi në maj të vitit 2010. Vënia në shfrytëzim e degës së parë të gazsjellësit pritet aty nga fundi i vitit 2011. Në vitin 2012 nëpërmjet tij do të transportohen nga Rusia në Europë 55 miliardë metra kub gaz në vit.