Koreja e Jugut hodhi poshtë thirrjen e RPD të Koresë për zhvillimin e negociatave dypalëshe me qëllim të zgjidhjes së krizës politike. Seuli e quajti këtë propozim “propagandë” që nuk ia vlen të merret seriozisht. Uashingtoni faktikisht e mbështeti pozitën e Seulit. Siç deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Departamentit amerikan të shtetit Philip Crowley, fillimisht RPD e Koresë duhet të demonstrojë gatishmërinë e vet për një dialog afatgjatë dhe konstruktiv. Sipas fjalëve të tij, një nga hapat e Phenianit në këtë drejtim duhet të bëhet obligimi për të hequr dorë nga provokimet e mëtejshme si dhe dhënia e premtimit që ka të bëjë me likuidimin nga ai të programit të vet bërthamor. Ndërkohë iniciativën e Phenianit mbi fillimin urgjent të negociatave e mbështeti Pekini. Të enjten Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të RP të Kinës Hong Lei deklaroi: pala kineze përshëndet zhvillimin e dialogut dhe konsultimeve midis palëve duke i vlerësuar gjatë kësaj ato si mjetet më efikase të zgjidhjes së problemit të Gadishullit të Koresë. Situata atje u acarua pas këmbimit të zjarrit me artileri midis palëve koreanojugore dhe koreanoveriore më 23 nëntor në rajonin e ishullit Yongpyong në Detin e Verdhë. Ky konflikt çoi në viktima në njerëz, ndër të tjera edhe midis popullsisë paqësore. Më vonë, më 20 dhjetor, ushtarakët e Koresë së Jugut zhvilluan po në atë rajon qitjet stërvitoro-luftarake detare. Autoritetet e RPD të Koresë i quajtën ato si provokacion të radhës, por e panë të paarsyeshme të reagojnë megjithatë ndaj tyre, megjithëse para kësaj u kërcënuan me masa të rrepta kundërpërgjigjeje ndaj këtyre manovrave, përfshirë këtu edhe vënin në përdorim të armës bërthamore. Në këto kushte Moska ndërmorri një sërë masash suplementare me qëllim që situata e krijuar të mos dilte jashtë kontrollit, kujtoi Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov: “- Ne po punojmë aktivisht me Seulin, Phenianin, me partnerët tanë në Tokio, Uashington dhe Pekin. Po punojmë me qëllim të qetësimit të situatës, për të marrë pak frymë. Ideale do të ishte mbledhja e gjithë pjesëmarrësve të negociatave 6-palëshe pa kurrfarë kushtesh paraprake dhe marrja e vendimit në lidhje me atë se ç’duhet bërë që marrëveshjet e përpunuara mbi bazë konsensusi që në shtator të vitit 2005 të fillojnë të zbatohen megjithatë nga të gjithë pjesëmarrësit e procesit negociator”, - tha Sergei Lavrov. Situata në rajon kërkon që ose Pheniani, ose Seuli të bëjë hapin e parë, i cili do të perceptohet në mënyrë adekuate nga pala kundërshtare.