Problemet e tregut ushqimor botëror duhet të jenë prioritare në rendin e ditës të “njëzetëshes” financiare, deklaroi Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick në intervistën e vet dhënë gazetës britanike “The Financial Times”. Kulmi i nivelit të çmimeve të produkteve ushqimore krijon rrezik kërcënues për stabilitetin social dhe rritjen e ekonomisë botërore, vuri në dukje Zoellick. Ai doli me një program prej 9 pikash, i cili destinohet të stabilizojë tregun botëror të produkteve ushqimore dhe prodhimeve bujqësore. Ai parashikon, në veçanti, krijimin e rezervave ushqimore rajonale dhe studimin e sistemit të formimit të çmimeve në tregun botëror agrar.