Drejtuesit e kompanive daneze parashikojnë rritjen e tregjeve të vendeve të BRIK-ut - Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës dhe jo të SHBA. Për këtë dëshmojnë rezultatet e sondazhit të zhvilluar nga shërbimi sociologjik “Greence” midis 742 top menaxherëve danezë. Pikërisht në vendet e BRIK-ut ata presin zgjerimin e qenësishëm të veprimtarisë së kompanive të veta. Në raportin e publikuar të Konfederatës së industrialistëve danezë konfirmohet gjithashtu, se tregjet e vendeve të BRIK-ut po rriten shumë më shpejt këto kohët e fundit, se sa ato të SHBA apo të Europës. Kjo tendencë, siç pritet, do të ruhet edhe gjatë viteve të ardhshme.