Deputetët e Parlamentit të Kazakistanit iu drejtuan Presidentit të vendit Nursulltan Nazarbajev me propozimin për të caktuar zhvillimin e referendumit në lidhje me zgjatjen e mandatit të tij presidencial. Çështja në fjalë u shqyrtua më parë në Mezhilis (dhoma e ulët e parlamentit), kurse të enjten “pro” saj votoi në mënyrë unanime Senati (dhoma e lartë e parlamentit). Nursulltan Nazarbajevi 70-vjeçar është Presidenti i parë i Kazakistanit të pavarur. Ai e kryeson këtë republikë që nga viti 1991, kur ajo fitoi sovranitetin e vet.