Skuadra përfaqësuese e hokeit e të rinjve e Rusisë u bë kampione bote duke mundur ekipin përfaqësues të moshatarëve të vet nga Kanadaja me rezultatin 5.3. Me rastin e fitores së mrekullueshme sportistët i uroi vetë Presidenti Dimitri Medvediev. Ndeshja finale e turneut u zhvillua në Buffalo të SHBA. Duke ia lënë përparësinë kundërshtarit në dy pjesët e para të ndeshjes me rezultatin 0:3, hokeistët e rinj rusë arritën të mobilizohen dhe të bëjnë një kthesë serioze në favor të vet duke sulmuar në pjesën e tretë portën e kanadezëve e duke shënuar 5 gola në të. Në vend të tretë në këtë kampionat u rendit skuadra përfaqësuese e SHBA, e cila luajti për medaljen e bronzit me skuadrën përfaqësuese të Suedisë.