Sot të krishterët orthodhoksë në Rusi presin natën e Krishtlindjeve dhe Pagëzimit. Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë Kirill duke uruar njerëzit me rastin e festës së pritshme u bëri thirrje atyre për të bërë sa më shumë vepra bamirëse në të mirë të të afërmve të tyre dhe mbarë popullit. Së bashku me Kishën Orthodhokse Ruse Krishtëlindjet më 7 janar kremtohen nga kishat othodhokse të Jerusalemit, Serbisë dhe Gjeorgjisë, në manastirin e Malit të Shenjtë Athos, nga katolikët e ritit lindor dhe disa protestantë që jetojnë sipas kalendarit Julian.