Kryetari i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso dhe Komisioneri i BE për Energjetikën Gunter Ettinger javën e ardhshme do të vizitojnë Azerbajxhanin dhe Turkmeninë me qëllim të diskutimit të projektit të gazsjellësit "Nabucco". Për këtë deklaroi vetë Barroso. “Javën e ardhshme unë do të vizitoj së bashku me Komisionerin e BE për Energjetikën Gunter Ettinger Azerbajxhanin dhe Turkmeninë për avancimin e iniciativës së Korridorit Jugor”, u shpreh ai. Korridori Jugor energjetik përfshin projektin e gazsjellësit "Nabucco", TGI (Turqia-Greqia-Italia), dhe TAR (gazsjellësi TransAdriatik).