Presidenti i Federatës Ruse vizitoi spitalin në Krasnaja Poljana, në periferi të Soçit. Në fund të janarit spitali do të presë pacientët e parë. Presidenti vuri në dukje se Olimpiada Dimërore e vitit 2014 është vërtet ngjarje e rëndësishme, por njerëzit edhe tani bëjnë ski, bien, pësojnë trauma të ndryshme, prandaj është pozitiv fakti që spitali i ri tashmë fillon nga puna. Spitali mund tu shërbejë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Lojrave Olimpike. Në përputhje me rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në kompleksin e spitalit janë hapur degët e ortopedisë dhe traumatologjisë, kirurgjisë, reaminacionit dhe terapisë intensive.