Familjarët e 15 marinarëve gjeorgjianë, të cilët u rrëmbyen në shtator të vitit të kaluar nga piratët somalezë, kërkojnë të takohen me Presidentin e Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili. Ata konfirmojnë se negociata me piratët nuk po zhvillojnë më as avokatët e kompanisë greke-pronare të anijes, as MPJ e Gjeorgjisë. Më parë disa mjete informimi masiv njoftuan se piratët kërcënohen me pushkatimin e marinarëve, në qoftë se atyre nuk do ti japin për lirimin e tyre një shpërblim prej 1 milionë dollarësh amerikanë.