Dy shtetasve të Rusisë, të cilët u arrestuan më 30 dhjetor të vitit 2010, iu paraqit akt-akuza në kuadrin e çështjes penale që u ngrit në lidhje me trazirat e 19 dhjetorit në Minsk pas zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale, njoftoi Përfaqësuesi i Departamentit të Informacionit dhe Marrëdhënieve me Publikun të Bjellorusisë Viktor Novikov. Neni përkatës i Kodit Penal të Bjellorusisë parashikon dënimin deri në 15 vjet heqje lirie. Rusët mbahen në izolatorin e MPB të Bjellorusisë. Ata nuk kanë ankesa përkatësisht kushteve të mbajtjes së tyre nën arrest. Shtetasit rusë i viziton Konsulli, të dy ata kanë avokatët e vet.