Ekspertët e Komisionit Europian ia hynë punës për studimin e tekstit të ligjit hungarez mbi mjetet e informimit masiv, njoftoi Përfaqësuesi i pushtetit ekzekutiv të BE-së. Dokumenti u paraqit në Komisionin Europian nga autoritetet e Hungarisë, e cila kryeson që nga 1 janari në BE. Një sërë anëtarësh të BE e kanë kritikuar tashmë ligjin e ri për mospërkimin e tij me normat europiane të mbrojtjes së lirisë së fjalës, meqenëse ai parashikon krijimin e organit mbikëqyrës shtetëror, i cili ka të drejtë të gjobisë mjetet e informimit masiv për shkelje të “balancës politike” në publikimet e veta. Vëzhguesit vunë re në këtë ligj instrumentin e përndjekjes së shtypit të pavaruar. Në qoftë se pushteti ekzekutiv i BE do ta vlerësojë këtë ligj si të tillë që nuk përkon me legjislacionin komunitar (supranacional), atëhere ai ka të drejtë të kërkojë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë marrjen e vendimit të vet në lidhje me të.