Çmimet e larta të naftës kërcënojnë procesin e daljes së ekonomisë botërore nga kriza. Për këtë deklaroi krye/ekonomisti  i Agjencisë Energjetike Ndërkombëtare Fatih Birol. “Shpenzimet për importin e naftës po venë tani nën rrezik kërcënues gjallërimin e ekonomisë”, theksoi ai. Gazeta “Financial Times” njofton, se mbi vendet e OPEC-ut po ushtrohet presion me qëllim që ti detyrojnë ato të rrisin vëllimet e nxjerrjes së naftës. Të hënën në bursën e Londrës çmimi i një fuçie nafte arriti në 95 dollarë.