Polonia shpreson të marrë sa më shpejt që të jetë e mundur fragmentet e avionit të Presidentit Lech Kaczynskit, i cili u rrëzua në qiellin mbi Smolensk. Në Varshavë shpresojnë gjithashtu se raporti i Komitetit Ndërkombëtar të Aviacionit për hetimin e kësaj tragjedie do të jetë gati në fillim të vitit, deklaroi për Agjencinë informative Interfax Ambasadori i Polonisë në Rusi Wojciech Zająckowski. Avioni i Presidentit Lech Kaczynski, i cili ishte nisur për pjesëmarrjen në aktivitetet përkujtimore në Katin, pësoi katastrofë më 10 prill të vitit të kaluar. Si rezultat gjetën vdekjen të gjithë personat që ndodheshin në bordin e tij - gjithsej 95 veta.