Qytetarët e Rusisë treguan se tek cilat institute shoqërorë dhe shtetërorë ata besojnë më shumë. Sipas të dhënave të Qendrës së studimeve strategjike, rreth 1/3 e qytetarëve rusë besojnë tek qeveria. Dumës Shtetërore dhe Këshillit të Federatës i përkasin 27 %. Rreth 20 % e qytetarëve i besojnë organeve të ruajtjes së rendit dhe pushtetit gjyqësor. Institut unikal shoqëror rezultoi Sberkanka: numri i qytetarëve që i shprehin besimin e vet asaj përbën 54 %. Por edhe Presidentin e Sberbankës German Gref në një mënyrë ose në një tjetër e njohin 2/3 e të të anketuarve. Se në ç’mënyrë i shkaktoi këto prirje pozitive Sberbanka, tregon sociologu Mihaill Çernish nga Instituti i sociologjisë i Akademisë së Shkencave të Rusisë: “ Kjo është banka e vetme, e cila ka demonstruar për dy dhjetëvjeçarë me radhë stabilitet të lartë. Bile edhe në periudhën e krizës së vitit 1998 Sberbanka ka funksionuar pa probleme, ndryshe nga bankat e tjera që u shpërbënë. Luajti rolin e vet edhe reklama-ngrohtësia e veçantë, sjellja e mirë ndaj klientëve, ndjenjat njerëzore, shfaqja e mirëbesimit”, - u shpreh sociologu. Një besim me po aq përqind sa dhe Sberbanka gëzon në Rusi Kisha Orthodhokse. Duke marrë parasysh faktin se anketimi i zhvilluar midis popullsisë me moshë nga 21-24 vjeç, të cilët, siç konsiderohet, nuk kanë lidhje të forta me besimin, treguesi prej më shumë se 50 % është shumë i madh. Por edhe ai është tradicional, shprehet Mihaill Çernish: “- Për sa i përket Kishës Orthodhokse Ruse, edhe këtu ne vërejmë nivelin tradicional të besimit. Bile edhe në periudha nga më të vështirat për Rusinë qytetarët rusë i kanë besuar para së gjithash Kishës Orthodhokse Ruse si institutit të vetëm që konsolidon, forcon shoqërinë ruse, e cila i përcjell shoqërisë vlerat që kanë shumë rëndësi për të. Kisha është ruajtësja e vlerave tradicionale ruse në epokat e ndryshimeve radikale. Ajo është institut stabil”, - tha sociologu. Siç duket fare qartë nga rezultatet e studimit, gjëja më kryesore për rusët është stabiliteti. Dhe ato institute shoqërore, që bëjnë të mundur të ndihet kjo gjë, dhe gëzojnë maksimumin e besimit tek qytetarët e vendit.