Astronautja fillestare kanadeze, 10 vjeçarja Catherine Grei zbuloi një yll fare të ri. Vajza e vuri re atë kur po studionte filmimet e galaktikës së largët në konstelacionin e Gjirafës, të bëra nga babai i saj në observatorin amator. Kontributin e Catherinës në shkencë tashmë e konfirmoi Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar. Shkencëtarët mendojnë se studimi i yjeve të këtij lloji do të ndihmojë të hidhet dritë mbi misteret e krijimit të Tokës. Catherine, nga ana e vet, shpreson se ky nuk do të jetë zbulimi i saj i fundit.