Në Moskë me sukses të madh përfundoi koncerti i duetit të famshëm të pianistëve Nikollai Petrov dhe Aleksandra Gindina. Muzikantët rusë me famë botërore ekzekutuan koncerte të Johann Sebastian Bach dhe dy bijve të tij. Së bashku me pianistët debutoi edhe Orkestra e Muzikës së Dhomës të Moskës “Muzika viva” dhe dirigjenti austriak Lavard Schu-Larsen. Dueti artistik krijues Petrov-Gindina është krijuar tashmë që prej 10 vjetësh. Gjatë këtyre viteve ata kanë përgatitur më shumë se 20 programe. Dueti ka mrekulluar e ka bërë për vete me artin e tij dëgjuesit më të sofistikuar e më kërkues si në Rusi, ashtu dhe përtej kufijve të saj.