Në Moskë pas rikonstruksionit 16 vjeçar do të hapet planetari i famshëm (objekt ky prej nga ku mund të vëzhgohet kozmosi). Kjo do të ndodhë më 12 prill, ditën e 50 vjetorit të fluturimit të Juri Gagarinit në kozmos. Në ndërtesën e rikonstruksionuar do të ketë një sallë kryesore, muze, sallë interaktive dhe një platformë me teleskopë. Në taracën e ndërtesës tani do të duket platforma astronomike me dy observatorë të rinj, orën diellore nga më të mëdhatë në Europë dhe shumë modele të tjera. Planetari moskovit është objekti më i madh i këtij lloji në botë.