SHBA-s dhe BE shprehin keqadhje në lidhje me vendimin e Bjellorusisë për pezullimin në vend të punës së misionit të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), thuhet në deklaratën e përbashkët të Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton dhe Përfaqësueses së Lartë të BE për politikën dhe sigurimin Catherine Ashton. Ato i bëjnë thirrje Minskut të lirojë gjithë kundërshtarët e arrestuar të Llukashenkos. Vëzhguesit e OSBE-së i bënë vlerësim kritik zgjedhjeve presidenciale të paradokohshme në Bjellorusi. Kjo do të thotë se vendi ka nevojë për forcimin e instituteve demokratike, gjë në të cilën përpiqej ta ndihmonte atë OSBE-ja, vihet në dukje në deklaratën e tyre.