Fituesi 6-herësh i rally-t më prestigjoz në botë “Dakar”, rusi Vladimir Çagin me kamionin e markës “KamAZ” përsëri kryeson në këtë garë. Sipas rezultateve të etapës së tretë të garës automobilistike ekuipazhi i tij deminstroi rezultatin më të mirë. I dyti u rendit shoku i ekipit i Çaginit Firdaus Kabirov, i treti mbërriti në finishin e etapës së tretë çeku Ales Loprajs me makinën e markës “Tatra”. Rally “Dakar-2011” po zhvillohet në Amerikën Jugore për të tretin vit me radhë. Në garën, e cila startoi më 2 janar, marrin pjesë ekuipazhe nga 51 vende të ndryshme të botës. Atyre do tu duhet të përshkojnë më shumë se 9.500 km, nga të cilat 5 mijë janë sektorë të shpejtësisë së madhe të itinerarit të garës.