Përhapja e hirit të vullkanit Kizimen në Kamçatkë (Lindje e Largët e Rusisë) arriti në më shumë se 400 km në drejtim të Oqeanit Paqësor. Disa rajone të Gadishullit të Kamçatkës u mbuluan nga hiri. Kizimen është një nga 29 vullkanet aktivë të Kamçatkës. Erupsioni i tij i fundit është regjistruar në vitin 1929. Gjigandi “i fjetur", lartësia e të cilit arriti deri në 2,5 km, u zgjua në verë të vitit të kaluar.