Në Detin Ohotsk u çliruan dy anije nga 5, të cilat u bllokuan nga akujt në gjirin e Sahalinit. Anija akullthyese “Admiral Makarov” nxorri në ujërat e pastra anijen e peshkimit “Kepi i Elizabetës”. Pastaj nga robëria e akullt mundi të çlirohet me forcat e veta anija frigorifer “Anton Gurin”. Ndërkohë “Admiral Makarov” ka filluar operacionin për shpëtimin e anijes akullthyese më pak të fuqishme se ajo - “Magadan”, e cila ra në kurthin e akujve kur po lundronte për ti ardhur në ndihmë anijeve të bllokuara të peshkimit. Aktualisht kanë mbetur pengje të akujve edhe 3 anije të tjera, në bordin e të cilave ndodhen rreth 400 veta. Por rrezik kërcënues për jetën e tyre nuk ka.