Fluturimi i parë direkt për pasagjerët pa ndalesa nga Moska në Rio de Janeiro u realizua sot me sukses. Deri në mes të viteve 1990 kompania ajrore ruse “Aeroflot” realizonte fluturimet në Brazil, Argjentinë dhe Kili, por këto itinerare u mbyllën. Që nga ajo kohë e deri më sot e kësaj dite kompanitë ajrore ruse nuk kishin fluturime të rregullta për pasagjerët në asnjë nga vendet e Amerikës së jugut. Të martën aeroplani Boeing 747-400 i kompanisë ajrore “Transaero” me 303 pasagjerë në bord u ul në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiros. Fluturimi vazhdoi 20,5 orë dhe kaloi normalisht, pa kurrfarë problemesh. Kompania ajrore “Transaero” do të realizojnë fluturimet me itinerar Moskë-Rio një herë në javë.