Përgatitja për Olimpiadën në Soçi ka hyrë në fazën e vet përfundimtare dhe është e rëndësishme që pas përfundimit të Lojrave në rajon të mbetet infrastruktura e re bashkëkohore, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në mbledhjen e parë kushtuar trashëgimisë postolimpike të Lojrave 2014. Medvediev tërhoqi vemendjen e pjesëmarrësve të takimit, i cili po zhvillohet në pikën turistike të skive malore “Roza Hutor”, se gati 85% e mjeteve të caktuara për realizimin e projektit olimpik shfrytëzohen pikërisht për këtë qëllim si dhe për zgjidhjen e detyrave ekologjike dhe zhvillimin e turizmit. “Gjëja më kryesore është e ardhmja postolimpike”, - tha Medvediev. “Është tejet e rëndësishme që Soçit ti mbetet si trashëgim nga Lorat Olimpike një numër i madh objektesh të reja për jetën normale dhe pushimet cilësore në këtë rajon.