Në Islamabad u vra guvernatori i një prej provincave më të populluara  pakistaneze Punjab Salman Taseer, njoftojnë kanalet televizive të Pakisanit me referim tek burimet zyrtare. Personi që qëlloi mbi guvernatorin u ndalua. Siç njoftuan nga Ambasada e Federatës Ruse në Islamabad, sipas informacionit  paraprak, qytetarët rusë në këtë vend nuk pësuan dëm nga incidenti në fjalë.