RPD e Koresë konfirmoi synimin e vet për ta shndërruar Gadishullin Korean në zonë të denuklearizuar. Për këtë njoftoi “Rodong Sinmun” - gazeta kryesore e udhëheqjes së vendit. Në dhjetor të vitit të kaluar Pheniani reagoi pozitivisht ndaj propozimit për rifillimin e negociatave me pjesëmarrjen e dy Koreve, Kinës, Rusisë, SHBA dhe Japonisë, të cilat u ndërprenë në maj të vitit 2009, kur Koreja e Veriut zhvilloi serinë e radhës të provave bërthamore. Pas kësaj pasuan sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe acarimi i theksuar i marrëdhënieve midis RPD të Koresë dhe Republikës së Koresë, që e çoi Gadishullin Korean gati buzë shpërthimit të luftës.