Ekipi përfaqësues i të rinjve të Rusisë doli në finalen e Kampionatit botëror të hokeit (lojtarët janë deri në 20 vjeç) duke mundur skuadrën përfaqësuese të Suedisë. Ndeshja rivalizuese e gjysmëfinales u zhvillua në qytetin amerikan Buffalo dhe përfundoi me rezultatin 4:3. Ekipi përfaqësues i të rinjve të Rusisë nuk ka luajtur në finalet e kampionateve të hokeit të të rinjve që nga viti 2007, kur humbi në ndeshjen për medaljen e artë. Ekipi i dytë finalist do të përcaktohet pas zhvillimit të ndeshjes midis skuardave përfaqësuese të SHBA dhe Kanadasë.