Jo më pak se 15 fëmijë u plagosën si rezultat i hedhjes në erë të një autobusi të mbushur me nxënës shkolle në jugperëndim të Pakistanit. Sipas të dhënave të mjeteve vendase të informimit masiv, mekanizmi shpërthyes me drejtim të distancuar detonoi në aksin rrugor në momentin kur po kalonte autobusi me 30 nxënës - fëmijë të ushtarakëve këta nga njësia ushtarake e dislokuar aty pranë. 3 fëmijë ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Në provincën pakistaneze, e cila ndodhet në kufirin me Iranin dhe Afganstanin, veprojnë grupime të ndryshme, një pjesë e të cilave është e lidhur me Lëvizjen “Taliban”.