Në Europë ekziston një përfytyrim i shtrembëruar në lidhje me situatën e krijuar në Bjellorusi, kurse vendimet që merren mbi bazë të tij pengojnë bashkëveprimin normal të vendit me BE. Në këtë mënyrë e komentoi shërbimi i shtypit i MPJ të Bjellorusisë deklaratën e Kreut të MPJ të Suedisë Carl Bildt, se BE mund të rivendosë sërisht ndalimin për hyrjen në vendet e Bashkimit Europian të Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko dhe një grupi të tërë zyrtarësh të lartë bjellorusë, të cilët, sipas mendimit të BE mbajnë përgjegjësi për arrestimin e aktivistëve të opozitës bjelloruse pas trazirave të paradokohshme në Minsk. Sipas të dhënave të burimeve diplomatike, në listën e personave të lartë zyrtarë bjellorusë, ndaj të cilëve kihet ndërmend të aplikohen sanksionet e BE, mund të hyjnë rreth 100 veta. “Kjo mund ti shkaktojë dëm të madh bashkëveprimit të drejtuar për forcimin e vlerave të përgjithshme njerëzore”, - i deklaroi sot Sekretari i shtypit i MPJ të Bjellorusisë Agjencisë informative ruse RIA Lajmet. “Ne deklarojmë edhe një herë mbi domosdoshmërinë e gjykimit me mendje të kthjellët të situatës së krijuar  dhe vazhdimit të dialogut konstruktiv në të gjitha nivelet. Vetëm një qendrim i tillë do ti përgjigjet interesave të Europës së Madhe”, - tha ai. Në zgjedhjet presidentciale në Bjellorusi, të cilat u zhvilluan më 19 dhjetor, fitore bindëse korri Aleksandër Llukashenko. Opozita po atë ditë organizoi në Minsk një miting të pasanksionuar dhe sulmoi Shtëpinë e Qeverisë. Si rezultat u ndaluan nga bashkëpunëtorët e ruajtjes së rendit disa qindra veta, përfshirë edhe liderët opozitarë. Disa anëtarë të BE propozojnë zhvillimin që javën e ardhshme  të mbledhjes së jashtëzakonshme të krerëve të MPJ për zgjidhjen e problemit që ka të bëjë me vendosjen e sanksioneve, por Gjermania dhe Suedia mendojnë se kjo mund të bëhet gjatë takimit të parë të planifikuar për 31 janarin të ministrave të jashtëm në vitin e ri.