Hyrja e Estonisë në zonën e euros më 1 janar u shoqërua me skandal: harta e vendit që ka gjetur pasqyrim në euromonedhat nuk përkon aspak me konturet bashkëkohore të tij, meqenëse përfshin në vetvete një pjesë të Rusisë. Njoftimin për këtë ia nisi Ambasadorit të Rusisë në Talin Juri Merzlakov mbrojtësi estonez i të Drejtave të Njeriut Sergei Seredeko. Në vitin 2005 parlamenti estonez ratifikoi marrëveshjen për kufirin të arritur midis dy vendeve, mbi bazë të së cilës rajonet politikisht problematike - Peçori dhe Zanarovie - hyjnë në përbërjen e Rusisë. Në Bankën e Estonisë mbrojtësit estonez të të Drejtave të Njeriut i konfirmuan: se në njërën anë të euromonedhave ka gjetur pasqyrim “përfytyrimi artistik i artistit” mbi kufijtë e  Estonisë.