Vitin e kaluar koleksioni i Muzeut Ermitazh u plotësua me vepra të rralla arti, sende të gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike dhe zbulimin e papritur të pikasur në muret e vetë muzeut. Në muajin prill të vitit të kaluar u gjet i murosur në një nga muret e brendshëm të Pallatit të Dimrit në Shën Peterburg kompozimi skulpturor, i cili cilësohej si i humbur pa lënë gjurmë, i skulptorit-akademist Vladimir Beklemishjev, 150-vjetori i ditëlindjes të të cilit do të kremtohet këtë vit. Siç tregoi Drejtori i Muzeut Ermitazh Mihaill Piotrovskij, midis gjetjeve unikale janë takëmi i sendeve prej argjendi të tavolinës të Mbretit të Prusisë Frederick the Great, dorëshkrimi i ilustruar kinez i shekullit të XV-të si dhe koleksioni i monumenteve nga shteti i lashtë kaukazian Urartu.