Ekuipazhi rus i Firdaus Kabirov-it me kamionin “Kamaz” kryesoi garën automobilistike “Dakar-2011” duke demonstruar rezultatin më të mirë në etapën e dytë të garës, në klasin e  kamionëve. Fituesi 6-herësh i rally-t “Dakar” Vladimir Çagin zë tani për tani vetëm vendin e tretë. Pjesëmarrësit e garës automobilistike nga 51 vende të botës duhet të përshkojnë më tepër se 9,5 mijë kilometra nëpër territoret e Argjentinës dhe Kilit dhe të mbërrijnë më 15 janar në finish në Buenos Aires. Për të tretin vit me radhë rally po zhvillohet në Amerikën e Jugut. Fituesi 9-herësh i rally-t “Dakar” ekipi rus “KAMAZ-Master” është ngritur dy herë në piedestalin e nderit në Buenos Aires - në vitin 2009 dhe vitin 2010.