Sinjali “SOS” u dha nga anija e peshkimit “Anton Gurin” që u bllokua midis akujve në Detin Ohotsk. Anija ka nevojë për tërheqje me rimorkiator me qëllim që të mund të dalë nga rrethimi i akullt. Akullthyeset “Admiral Makarov” dhe “Magadan”, të cilat u nisën në ndihmë të 5 anijeve të bllokuara nga akujt me trashësi 2 metërshe, tani po nxjerrin nga robëria e akullt peshkarexhën “Kepi i Elizabetës” («Мыс Елизаветы»). Kjo anije u ndodh në gjendjen më të vështirë, meqenëse akujt lundrues po e shtyjnë atë drejt bregut shkëmbor. Pas nxjerrjes në ujërat e hapura të këtyre dy anijeve të peshkimit akullthyeset do t’ia hyjnë punës për çlirimin nga akujt të 3 anijeve të tjera, që ndodhen nën robërinë e akullit që nga 30 dhjetori. Për fat të mirë ato kanë sasira të mjaftueshme karburanti, uji të pijshëm dhe ushqime të thata dhe rrezik real kërcënues për ekuipazhet e tyre nuk ka.