Për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike në qarqet e Moskës, Smolenskut dhe Tverit janë mobilizuar më tepër se 5 mijë veta dhe 1100 njësi teknike. Specialistët e sferës energjetike tashmë rivunë në funksionim linjat e tensionit të lartë në qarkun e Pskovit. Në zonat periferike të Moskës (Podmoskovie) brenda natës së kaluar u vunë në veprim më tepër se 300 nënstracione transformatore, kanë mbetur për riparim edhe rreth 700 të tjera. Situata me furnizimin me energji elektrike në qendër të pjesës europine të Rusisë u ndërlikua javën e fundit të dhjetorit pas rënies së shiut të akull dhe reshjeve të bollshme të dëborës. Punimet riparuese planifikohet të përfundojnë deri në mbrëmjen e ditës së sotme.