Në Bjellorusi u liruan pjesëmarrësit e aksioneve të pasanksionuara të opozitës në Minsk që kryen plotësisht dënimin me arrest administrativ, njoftuan në MPB të vendit. Vazhdojnë të mbahen në izolim më tepër se 20 veta, midis të cilëve dhe 2 qytetarë të Rusisë. Ndaj tyre janë ngritur çështje penale në lidhje me trazirat masive në kryeqytetin bjellorus. Gjithsej më 19-20 dhjetor në Minsk u ndaluan më shumë se 600 veta. Opozita organizoi një aksion të madh proteste kundër fitores në zgjedhjet presidenciale të Kryetarit veprues të Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko.