Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i uroi Arnold Schwarzeneggerit, i cili po lë postin e guvernatorit të shtetit amerikan Kalifornia, suksese në “jetën e re”. “Ju uroj suksese! (Paçi fat!). Përpara Ju presin shumë e shumë gjëra interesante!”-shkroi Medvediev në bllogun e vet në Twitter. Medvediev dhe Schwarzenegger u takuan dy herë vitin e kaluar. Në verë gjatë vizitës së Presidentit të Rusisë në SHBA-s Schwarzenegger i tregoi atij Silicon Valley (Luginën Silikone). Në vjeshtë Guvernatori i Kalifornisë së bashku me delegacionin e investitorëve amerikanë vizitoi qendrën inovative ruse "Skolkovo" në periferitë e Moskës.