Specialistët e energjetikës po punojnë për rregullimin e rrjeteve të furnizimit me energji elektrike në pjesën qendrore të Rusisë. Shiu i akullt dhe reshjet e bollshme të dëborës që ranë në fund të dhjetorit shkaktuan këputjen e linjave të tensioit të lartë në qarqet  e Moskës, Tverit dhe Smolenskut. Pa drita mbetën 400 pika banimi me popullsi prej 37 mijë vetash. Sipas njoftimeve të Ministrisë së energjetikës së Rusisë u bë i mundur rregullimi i një sërë difekteve në disa nënstacione në zonat periferike të Moskës (Podmoskovie). Me sukses po ecën puna e riparimit të objekteve energjetike dhe rivendosjen e furnizimit me energji elektrike edhe në qarkun e Tverit. Atje brigadat e riparuesve u pajisën me teknikë speciale dhe mjete që janë të afta të lëvizin në terren të mbuluar me dëborë. Atyre u kanë ardhur në ndihmë specialistët e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ).