Me ekspozitën e kryeveprave të piktorit Salvador Dali në qytetin Perm (Ural) në Rusi u hap Viti i Spanjës. Në të janë paraqitur piktura nga koleksioni i sipërmarrësit Aleksandër Shadrinit. Ato u sollën nga juristi personal i piktorit Beniamin Levi, të cilit i përkasin muzetë e Dali-së në Paris, Londër dhe Venecia. Në programin e Vitit të “ndërsjelltë të shkëmbimeve kulturore të Rusisë dhe Spanjës janë planifikuar qindra aktivitete, ndër të tjera koncerte të kolektivave folklorike, festivale kinematografike, konkurse, sfilata mode dhe degustime të kuzhinave kombëtare.