Banorët e pjesës europiane të Rusisë të martën do të kenë mundësinë të vëzhgojnë eklipsin e pjesshëm diellor. Siç raportuan në observatorin në Pulkovsk (nën Shën Peterburg), Hëna do të mbulojë 86 % të diskut diellor. Më mirë kjo dukuri do të mund të shihet në veri-perëndim të vendit-në Peterburg, Viborg dhe Petrozavodsk. Eklipsi tjetër i pjesshëm diellor, i cili mund të vëzhgohet nga territori i Rusisë, do të ndodhë në vitin 2015, kurse ai i plotë në vitin 2026.