Analiza e ADN-së së viktimave në Aleksandri do të ndihmojë që të identifikohet personi i cili ndërmori këtë sulm. Gjatë shpërthimit që buçiti pranë Kishës së të Shenjtëve natën e Vitit të Ri gjetën vdekjen 21 veta dhe rreth 100 të tjerë u plagosën. Siç deklaruan në organet e ruajtjes së rendit të Egjiptit, terroristi-kamikaze donte ta vinte në veprim mekanizmin shpërthyes brenda tempullit me qëllim që numri i viktimave të ishte sa më i madh, por atë e pengoi policia. Grupi i hetimit është mëse i sigurt, se terroristi pat ardhur në Egjipt nga jashtë shtetit me ndihmën e organizatave ekstremiste vendase.