Britanisë së Madhe “i vjen seriozisht keq” në lidhje me vendimin e Bjellorusisë për moszgjatjen e mandatit të misionit të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) dhe i bën thirrje Minskut të rishikojë vendimin e vet. Siç deklaroi Ministri britanik për çështjet e Europës David Lidington, “ngjarjet, që pasuan pas zgjedhjeve të paradokohshme presidenciale dëshmuan qartë se harmonizimi i instituteve dhe normave demokratike në Bjellorusi me standaretet e OSBE-së është mëse i domosdoshëm”.