10 lëshime stërvitore dhe prova të raketave balistike ndërkontinentale planifikojnë të realizojnë Trupat raketore ruse në vitin 2011, njoftuan në Ministrinë e mbrojtjes. Lëshimet provë do të zhvillohen në kuadrin e eksperimenteve për krijimin e mostrave  të reja të teknikës raketore. Në vitin 2010 trupat raketore realizuan 5 lëshime të raketave ndërkontinentale balistike, ndër të tjera, u zhvilluan edhe dy lëshime të raketave PC-12M “Topol”.